• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Komisioni i ligjeve/ ZBULOHET mënyra si do zgjidhet kyeprokurori i ri
Home
Shqipëri

Komisioni i ligjeve/ ZBULOHET mënyra si do zgjidhet kyeprokurori i ri

7 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Sot përfundon edhe mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla. Është mbledhur Komisioni i Ligjeve për zgjedhjen e kryeprokurorit. Kryetari i komisionit, Ulsi Manja u shpreh se nuk duan një proces të një anshëm.

Sakaq Manja theksoi se ligji nuk parashikon zgjatjen e mandatit. Duhet të bëjmë dikutime logjike në bazë të ligjit.

Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja i qëndroi linjës së mazhorancës për të zgjedhur një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm me 71 vota.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita e cila thotë se kërkon që Kushtetuta të prevalojë mbi çdo gjë dhe kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota.

Ulsi Manja: Komisioni i Ligjeve sot do të vendosë çeljen e procedurave për miratimin, përcaktimin e prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Bledi Cuci: Komisioni i ligjeve pasi u njoh me memon e sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, pasi konstatoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është konstituar ende, pasi u njoh me memon e Shërbimit të Monitorimit, pjesë e Kuvendit, vendosi: 1. Miratimin e procedurës së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. A) komisioni i ligjeve fton prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve që brenda 5 ditëve të depozitojnë një CV të kandidatit. B) menjëherë pas depozitimit të listës, komisioni përgjegjës bën publikimin e saj dhe cakton datën për zhvillimin e seancës. C) pas zhvillimit të seancës komisioni i ligjeve shqyrton dokumentacionin dhe harton raportin për seancën plenare. D) Kuvendi voton për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Relatori Bledi Çuçi sqaroi me detaje edhe mënyrën se si do të zgjidhet kryeprokurori i ri:
1. Miratim procedure për Prokuror të Përkohshëm
A. Komisioni i Ligjeve bën shpallje publike vakance dhe fton prokurorët që përmbushin kriteret ligjore brenda 5 ditësh të depozitojnë CV dhe aplikimin.
B. Komisioni publikon listën dhe bën seanca dëgjimore
C. Brenda dy ditësh pas dëgjesës komisioni rendit kandidatët dhe ja dërgon seancës plenare
Ç. Kuvendi voton për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

DISKUTIMET
Halimi: Prokuroria e Përgjithshme merret drejtpërdrejt me hetimin e qeverisë. Ne jemi përplasur dy herë në Komisionin e Venecias për këtë çështje. Komisioni i Venecias është shprehur qartë për atë që u miratua me konsensus në 2016. Çfarë tha, Prokurori i Përgjithshëm nuk do miratohet nga Parlamenti. Ky ka qenë debati, si do zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Historia i përkohshëm, i përhershëm për të mbaruar ca punë… Zgjedhja me më pak se 84 vota, është thikë në shpinë për reformën në drejtësi.

Çuçi: për të sqaruar diçka në lidhje me ça tha zoti Halimi. Duhet të sqaroj opinionin publik se prokurori i përgjithshëm që pas hyrjes në fuqi të ligjit, nuk merret me çështje kundër krimit të organizuar, as korrupsionit.

Manja: Kemi të bëjmë me një drejtues të zyrës së prokuroi të përgjithshëm. Është shumë e thjeshtë.

Alibeaj: Çdo gjë po ndodh në këtë ditë të sotme. Sot sapo e thatë që po nisni procedurën për të zgjidhur prokurorin e përgjithshëm. Është e pazakonte për faktin se çështja s’ka qenë në kalendarin e punimeve. Ku e gjen të drejtën Sekretari i përgjithshëm të inicioj në procedurë parlamentare? Është e pazakontë dhe për një arsye tjetër, nuk është alibi që maxhoranca kërkon të kapë prokurorin e përgjithshëm. Është fakt. Ju po nisni procedurën për të ‘rrëmbyer’ kreun e akuzës. Gjithkush e kupton. Mund të keni probleme personale me Llallën, por prokuroria e drejtuar nga ai është duke shkuar përpara. E kuptoj se midis jush dhe nesh është e lehtë të ‘ngremë’ armët dhe të luftojmë njëri-tjetrin, jo vetëm për të mbrojtur një individ apo për të luftuar kundër një individi me emrin Adriatik Llalla. S’ka arsye që të pozicionohemi kundër individit dhe Kushtetutës. Është ftesa e parë që e bëj për ju. Ftesa është edhe politike, sepse nëse hidhni këtë hap të gabuar, do bëni këtë gjë; do acaroni klimën politike këtij vendi. Kur në fakt nuk ka arsye. Po bëni kapje të pushtetit. Ne prokurorin e përgjithshëm e zgjidhnim mes balancës Kuvendi-Presidencë. Ky është hap pas vite dritë. Goditet pushteti. Pyetja është; a ka sot një problem që duhet të na mblidhte? Jo mo nuk ka një proces. Nuk ka një ngërç institucional të pazgjidhshëm. Sot nuk e kemi një ngërç të tillë të pazgjidhshëm.

/AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Hyni në shtëpitë superluksoze të yjeve të Hollivudit
Previous article Ligji për Prokurorinë/ Donald Lu: Kushtetuta është e qartë. Zbatoni ligjin! (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT