Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm përmes Twitter-it të tij. Ai thotë se shumica parlamentare sapo ka votuar në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor për Reformën Zgjedhore.
Rama thotë se nuk pati konsensusin nga opozita brenda parlamentit dhe se më shumë pritet të flasë në një konferencë për shtyp sot rreth orës 13:00.
Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare!U votua pa konsensus sepse o.parlamenate vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e ad,inistartës zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD.pëR Më SHUMë LIVE Në 13:00, shkruan Rama.



