• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI I JASHTËM I PE PËR SHQIPËRINË/ McCallister: Mbështesim progresin, protestat e dhunshme të papranueshme! Eurodeputeti: Hetimet ndaj Ballukut mos të cenohen…
Home
Politikë

KOMISIONI I JASHTËM I PE PËR SHQIPËRINË/ McCallister: Mbështesim progresin, protestat e dhunshme të papranueshme! Eurodeputeti: Hetimet ndaj Ballukut mos të cenohen…

26 February, 2026 s.autor Politikë

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian po diskutohet për Shqipërinë, ku u prezantua draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, tha se ndërsa Tirana zyrtare po i afrohet edhe më shumë anëtarësimit ajo duhet të intensifikojë punën për t’ju përafruar standardeve të Bashkimit Europian. Thekin e curi tek miratimi i legjilacionit, për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përshtatja e ligjeve shqiptare me ato europiane, por edhe implementimi i tyre.

“Ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, ne mbështesim ecurinë. Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë teksa vendin hyn në fazë të rëndësishme. Procesi është strikt në bazë merite, për kriteret e Kopenhagenit. Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, duhen ndryshime konkrete dhe impementimi i tyre. Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike”,- tha McAllister.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se në Shqipëri korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim, ndërsa nënvizoi politikën tejet të polaziuar që ka vendi.

“Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës. Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim. Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 20274-n është shumë më i arritshëm”,- tha Schieder.

Për Shqipërinë foli edhe eurodeputeti Andrey Kovatchev, i cili përmendi “çështjen Balluku” duke thënë se hetimet nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacënuara dhe se kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të marrë një përgjigje tashmë nga Kuvendi pa vonesë.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efecientë, të lira nga presioni politik. Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim”,- tha Kovatchev.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAVROV I PRERË: Moska nuk ka vendosur asnjë afat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Previous article ALARM NË SHBA PËR AVIONËT BOEING/ Problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT