• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI HETIMOR PËR SHËNDETËSINË/ Deputeti i PS: Janë thirrur skifterët e palëve, s’duhet të ketë kacafytje
Home
Politikë

KOMISIONI HETIMOR PËR SHËNDETËSINË/ Deputeti i PS: Janë thirrur skifterët e palëve, s’duhet të ketë kacafytje

25 March, 2024 s.autor Politikë

Deputeti i PS-së dhe anëtar i Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, Petro Koçi ka vlerësuar kërkesat e opozitës, por tha se roli i drejtueses, në këtë rast Albana Vokshi është shumë i rëndësishëm.

Ai tha se komisionet në të shkuarën kanë qenë një njollë e zezë e parlamentit, ndërsa u shpreh se fundi i këtij komisioni nuk duhet të jetë si të tjerat, ku prezantohen dy raporte dhe gjithë kohës ka kacafytje mes palëve.

“Gjykoj që kërkesa që ka bërë opozita është dinjitoze. Janë çështje të rëndësishme që kanë krijuar sensibilitet në opinionin publik. Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme.

Fillimi i punimeve të këtij komisioni, nuk është i mbarë. Pak a shumë është përsëritje e një historie. Komisionet janë njollë e zezë e parlamentit dhe këtu janë thirrur skifterët e palëve. Këtu duhet të gjykohet urtësia e gjykimit. Ndaj roli i moderatorit është i rëndësishëm.

Mendoj që në rastin që Kuvendi ju ka zgjedhur juve si kryetare, keni përsipër një përgjegjësi të madhe. Nuk do të ishte e udhës që përfundimi i këtij komisioni të jetë e njëjta histori. Pra raporte dy palëshe dhe kacafytje në gjithë procesin dhe procedurat e këtij komisioni.

Etika dhe rregullsia në këtë komision, varet nga ai që drejton. Do ju ftoja që të ishit në përputhje me mandatin e këtij komisioni. Duhet të kërkojmë të vërtetën për çështje të rëndësishme. Paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA RAMA TEK MANASTIRLIU/ Kush do të thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë
Previous article I DËNUAR ME BURG PËRJETË/ Sokol Mjacaj kundërshtoi vendimin për t’u izoluar në regjimin 41 Bis, rrëzohet kërkesa

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT