• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI HETIMOR PËR KONCESIONET E SHËNDETËSIË/ Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Do bëjmë dhe kallëzim penal
Home
Politikë

KOMISIONI HETIMOR PËR KONCESIONET E SHËNDETËSIË/ Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Do bëjmë dhe kallëzim penal

11 October, 2024 s.autor Politikë

Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi nisi punën me akuzat e kryetares, Albana Vokshi deputetes demokrate ndaj socialistëve.

Vokshi tha se socialistët po përpiqen të mbyllin komisionin me qëllim që të fshehin abuzimet me koncesionet e shëndetësisë.

“Keni futur në shinat e paligjshmërisë për ta dështuar por kjo s’ka për të ndodhur. Mos mendoni se duke e rrëmbyer do fshihni abuzimet 200 mln euro” tha Vokshi.

Me anë të një kërkese që e Iexoi në komision ajo i kërkon Spiropalit, zëvendësimin e Plarent Ndrecës i cili mban postin e zv/kryetarit dhe prezencën e 5 deputetëve të përjashtuar. Gjithashtu kërkon të nisin procedurat për masa disiplinore ndaj Ndrecës dhe administratës që ‘ka penguar hetimin parlamentar’ siç thotë ajo.

‘I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit. Të nis procedruat për masat disiplinore, Plarent Ndreca Ilir Metaj, Erion Braçes dhe sekretarit të përgjithshëm.’

Madje ka përgatitur kallëzim penal për bllokimin e komisionit hetimor për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe drejtuesin e gardës, për masat që Vokshi i quan ‘arbitrare’.

‘Kemi përgatitur dhe kallëzim penal për këdo që ka penguar funksionimin normal dhe hetimin të këtij komisionit. Nga sekretari i përgjithshëm, tek kreu i gardës. Kanë dhunuar opozitën. Kërkesa të presim përgjigjen e kryetares së Kuvendit, mbledhjen e sekretariatit të etikës, të kthehen deputetët e opozitës dhe të vijojë në kushtetueshmëri. Do doja një herë të vetme të kishit mirëkuptimin për kërkesat tona.’

Vokshi kërkoi në Komision që të lejohet kthimi i deputetëve të opozitës pjesë në këtë komision hetimor, të cilët janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës prej kaosit në Kuvend seancat e fundit. Ndërsa për deputetët e PS-së në atë komision ajo thekson se nuk mund të bëhet hetimi nga ata deputetë që janë subjekte të SPAK.

‘Hetimi nuk bëhet dot nga subjekte të SPAK, për të mbrojtur abuzimet e qeverisë dhe Edi Rama. Kërkoj që kjo mbledhje sot të mbyllet. Të vijojmë javën që vjen me një riplanifikim të agjendës së marrjes së dëshmitarëve. Kërkoj që kjo mbledhje të mbyllet sot dhe të mos vijojë.’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBI JETËN I RIU/ Arrestohet drejtuesi i mjetit bujqësor
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e ish-shefit të Financës në ’87: Ju tregoj gjyqtarin e Tiranës, bëri letër në Federatë për...

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT