Ashtu si pritej dita e sotme ka sjelle opoziten ne Kuvend. Por kete radhe si pjese e jetesimit te platformes se opozites, jo për t’iu bashkuar komisioneve parlamentare, por për të nisur punën për vetingun në politikë.
Paraditen e sotme, nderkohe qe Komisioni i Ligjeve, kryesuar nga socialisti Manja u mblodh po deputetet e opozites, keta te fundit, ndare sipas grupeve te punes, zhvilluan mbledhjen e planifikuar po ne ambientet e Kuvendit.
Mbledhjen, pa pranine e medias, e ka kryesuar deputeti i PD-së, Ervin Salianji, emëruar nga Basha si koordinator i grupit që do të merret me çështjen e dekriminalizimit të plotë përmes vetingut në politikë.
Nderkohe qe ne Komisionin e Ligjeve mbledhja nisi me nje urim te vecante. Kreu i Komisionit, Ulsi Manja nuk harroi te kujtonte kolegun demokrat Alibeaj, i cili feston sot 45 vjetorin.
“Perpara se te nis mbledhjen me rendin e dites, pavaresisht mungeses se kolegeve te opozites dua ti uroj kolegut Alibeaj 45-vjetorin e lindjes. Urimet me te mira”- tha ai.







