• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENTI/ BE ka rënë në hall: Malta, një ishull mafioz?
Home
Europë

KOMENTI/ BE ka rënë në hall: Malta, një ishull mafioz?

27 October, 2017 Redaktor1 Europë, Politikë

Ka diçka që nuk funksionon në Maltë. Këtë e tregon vrasja e gazetares Daphne Caruana Galizia. BE nuk duhet të jetë vetëm i shqetësuar dhe i tronditur, por duhet të guxojë të ndërhyjë, mendon Bernd Riegert.

Shumë prej 400.000 banorëve të shtetit xhuxh të Maltës nuk kanë besim te politikanët e tyre, tek policia dhe te përfaqësues të tjerë të shtetit. Këtë e tregoi një manifestim proteste në fundjavë, në kujtim të gazetares investigative të vrarë Daphne Caruana Galizia. Shefi i policisë, kjo ishte njëra nga kërkesat kryesore, duhet të eleminohej. Daphne Caruana Galizia kishte vite që mbronte tezën, se Malta po zhytet në një kënetë korrupsioni dhe bashkëpunëtorësh midis mafias, politikës dhe ekonomisë. “Kudo ka gangsterë”, shkruante ajo në blogun e saj.

Se kush qendron pas atentatit me bomba, vazhdon të jetë e paqartë. Jo vetëm qytetarët e Maltës, edhe shumë politikanë të BE nuk kanë më tani besim se do të kemi një sqarim të plotë të vrasjes dhe të sfondeve të saj. Malta nuk është në gjendje ta bëjë vetë këtë, deklaroi edhe kryetari i Grupit Parlamentar të partive konservatore në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. Prandaj vendi ka nevojë për një hetim të pavarur nga instanca evropiane. Vërtet që kryeministri i Maltës Joseph Muscat u ka kërkuar ndihmë autoriteteve hetimore nga Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA, por kjo nuk është e mjaftueshme për disa në Parlamentin Evropian. Të Gjelbërit kërkojnë doreheqjen e qeverisë socialdemokrate të Muscatit. Ka shumë korrupsion.

Malta – një ishull mafioz?

Që prej pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1964, në Maltë qeverisin herë konservatorët ose partia laburiste. Të dyja partitë janë të lidhura ngushtë me familjet më të mëdha të Maltës. Policia, drejtësia dhe ekonomia janë të ndërthurrura nga ana tjetër ngushtë përmes lidhjeve partiake dhe familjare. Suksesi ekonomik i Maltës bazohet që prej anëtarësimit në BE tek turizmi, shërbimet financiare, modelet e kursimit të taksave, kompanitë guackë dhe lojërat e fatit në internet. Këtyre do t’u shtohet në të ardhmen edhe sigurimi dhe administrimi i monedhave të internetit si Bitcoin.

Gazetarja e vrarë i ka goditur vazhdimisht strukturat mafioze në vendin e saj, Maltë. Ajo nuk vepronte me ndonjë kujdes të madh me qeverinë e opozitën kur shkruante. Si kryeministri aktual, ashtu edhe udhëheqësi aktual i opozitës e mbuluan me padi mohuese. Në blogun e saj, një nga mediumet më të lexuara në Maltë, ajo nganjëherë shkruante edhe në stil bulevardesk, pa dëshmi të mëdha kundër nepotizmit në republikën ishullore që lulëzon. Por edhe sikur të jetë e vërtetë vetëm një pjesë e kritikave të saj, do të ishte boll e keqe.

Atentati ndaj gazetares, ndaj lirisë së medieve dhe me këtë kundër thelbit të vlerave evropiane, ngre pyetjen nëse Malta është vazhdon të jetë një shtet juridik, i cili është në gjendje ta shërojë veten. Që kësaj pyetjeje t’i japësh përgjigje nga jashtë është e vështirë. Megjithatë, BE duhet të nisë të paktën një dialog formal me qeveritarët në Maltë, për të sqaruar nëse parimet bazë të shtetit juridik do të respektohen në hetime, në ndjekjen penale dhe në mbrojtjen e të drejtave bazë. Veç kësaj, BE duhet të verifikojë urgjentisht se cila është përgjegjësia që mban për modelin e biznesit të Maltës, një parajsë fiskale për mbi 70.000 firma nga e gjithë bota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Zbulohet qyteti i nëndheshëm 3.000 vjeçar
Previous article Erdogan inaguron xhaminë e kryeqytetit/ Ja kostoja marramendëse

Redaktor1

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT