Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turiste nga Holanda është:
“Kur shkova në qytetin e Krujës pashë që në një rrugë shumë të bukur, e të vjetër shtrihej një pazar i madh me tërë ato produkte të fisme, e shumë të lira që mund t’i merrje edhe me pak lekë xhepi që mund të të gjendeshin aty për aty.
Unë në fakt bashkë me bashkëshortin tim kishim dëshirë të merrnim samë tepër nga ky qytet, sepse na pëlqeu shumë ideja e të pasurit një sixhade të vogël për ambjentin tonë, e akoma më tepër me motivet tuaja fantastike që nuk i keni humbur akoma.
Për pak më iku nga duart një komplet gotash, dhe filxhanësh tipikë nga ato ku pinin dikur të mëdhenjtë e zonës aty, por shpëtova sepse kishte disa. Nuk e mendoj se pazari i Krujës meriton të jetë në hijë, duhet të ketë më tepër mbështetje.”
Dhe “rrufeshëm” i vjen një koment nga një qyetar që jeton në Tiranë por ka pakënaqësi lidhur me sistemin se si funksionon Pazari i Krujës:
“Respekte për ty! Që vjen nga ana e anës dhe viziton Shqipërinë, por natyrisht nëse shkon në Krujë doemos do e blesh me zor një gjë sepse është gjithë ai qytet.
Por unë nuk e kam këtu! E kam se ata tregtarët aty shpeshherë e bëjnë me hile me ato produktet që marrin. Lëndën e parë të sixhades që ke blerë ti mund ta kenë blerë me 10 lekë në Turqi, se ato prodhojnë për njëqind Shqipëri bashkë.
Prandaj nëse do të ishin më origjinale ato gjëra që shiten atje, atëherë edhe njerëzit si ato që janë në Shqipëri, dhe turistët e huaj do blinin sa nuk do linin gjë në dyqane.”
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


