Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme.
Komenti i një turisti ukrainas:
Restorant shumë i këndshëm me ushqim të shijshëm! Ne vizituam këtë restorant për darkë dhe porositëm specialitetin e tyre me rosë të tymosur. Mishi ishte me të vërtetë i shijshëm dhe e shijuam atë si dhe pjatat tona të tjera që porositëm. Shërbim shumë i këndshëm me një kamerier të sjellshëm. Ne do të ktheheshim përsëri në këtë restorant nëse jemi në Pogradec.
Ndërkohë nuk mungon komenti i një shqiptarje:
Shërbim i tmerrshëm! U desh të prisnim shumë për vaktin, dhe pritja nuk ia vlente aspak! Nuk do të shkojë më atje, dhe nuk ia rekomandoj askujt!
Përgatiti: AlpeNews.al