Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist:
“Ne shkuam me makinë nga Gjirokastra. Edhe pse ishte e vështirë nga qafa e Muzinës, nuk ka problem. Ia vlente. Përfshi këtu edhe rrugën që përshkuam, që ishte fantastike.
Nëse më dëgjoni mua, shkoni në Maj.”
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
Syri i Kaltër është vënd shumë i bukur, sigurisht.
Por rruga duhet rregulluar se skemi të gjithë makina të mira, dhe na duket si “një jetë” për të arritur aty.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.