Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në formën e një rrëfimi rrënqethës ka treguar edhe ky turist nga Suedia i cili shkruan se erdhi në një periudhë kritike të nënës së tij:
Kur e bëra në plan që të vizitoja Tiranën, unë dhe nëna ime e diagnostikuar me kancer në mushkëri nuk dinim në do ia dilnim dot të shijonim ndonjë ditë të bukur në qytetin më të “zhurmshëm” të vendit tuaj.
Premë biletat (të cilat çuditërisht ishin të kushtueshme shumë më shumë sesa në vendet e tjera) dhe erdhëm për dy javë të gjata e të bukura. Vizituam çdo gjë në kryeqytet, shijuam madje edhe ushqimet e disa restoranteve që ishin … ç’mund të thuash vetëm kur duhet t’i provosh vetë.
Më preku pa masë një gjest fantastik i një prej pronarëve të restorantit ku frekuentoheshim për të ngrënë drekat tona. Ai i dhuroi sime mëje një verë të vitit 1956 atëherë edhe kur kishte lindur mamaja ime. Ajo e përqafoi dhe të dyve na rrodhën disa pika lot, por që ai veprim do të mbetet gjatë në memorien time. Ishte çdo gjë perfekte. Faleminderit Shqipëri!
I rëndë (nëse mund ta cilësojmë kështu) është edhe komenti i një shqiptari i cili i mllefosur ka analizuar situatën e mësipërme kështu në “Trip Advisor”:
Më duket një shou i lodhur. Kamarieri dhe pronari që dhurojnë verëra për një të sëmurë që shumë mirë mund t’i paguante drekën, ose mund t’i jepte diçka shtesë. Më duket veç se një aktrim i turpshëm.
Ne jemi kaq të këqinj saqë mundohemi t’i bëjmë vend vetes në një Europë që nuk ka shanse të jesh edhe aktor, edhe hajdut, edhe ai që bën drejtësi.
Prandaj edhe ata me shumë siguri e kanë bërë për këtë qëllim, për shoun që tregove ti më lart duke mos patur parasysh se çfarë kuçedrash janë nga mbrapa banakut të restorantit.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


