Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme.
Pjesë e aaxhendës së një turisti pa dyshim që ëshët edhe aspekti I ushqimit dhe shërbimit të ofruar.
Një turisti polak I kishte bërë përshtypje fakti që në një restorant në Vlorë stafi komunikonte shumë mirë anglisht. Ai e vlerëson ushimin të shijshëm dhe mjaftueshëm të nxehtë.
Ndërkohë nuk mungon komenti tipik I një shqiptari që nënvlerëson peshkun e servirur dhe thekson qëndrimin jo korrekt të pronarit.
Theksojmë faktin që të dy po flasin për të njëjtin restorant që ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës.
Komenti i një turisti polak për ushqimin dhe shërbimin e servirur në Vlorë:
Stafi ishte i mirë dhe e zotëronte gjuhën angleze në të folur.
Ne porositëm kallamar, pasta me domate, raviole me karkaleca (karkaleca të vogla) dhe përzierje të midhjeve. Çdo gjë ishte e shijshme dhe mjaftueshëm e nxehtë. Ne jemi të kënaqur dhe unë mund t’ua rekomandoj.
Çmimi duke përfshirë një ujë, birrë dhe 3 kafe ishte 5280 lekë!”
Ndërkohë komenti i një shqiptari:
“Peshku ishte I varfër, pronari I vrazhdë, nuk kam parë kurrë një sjellje të tillë, kurrë më nuk do shkoj në këtë restorant. Lamtumirë.”
/AlpeNews.al




