Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist:
Plazhi “Pasqyrat” dhe pamja e tij, e mrekullushme. Restorante të lira. Kafe e mirë. Rruga pak e keqe por ju rekomandoj të ecni pak.
Deti është i pastër. Shijojeni!
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptare:
Po po, pamja dhe deti janë fantastike, por fatkeqësisht rruga është një tmerr.
Banjot publike janë shumë të pista, dhe asgjë nuk punon. Sa për restorantet, një rekomandim: Mos merrni supë peshku1
Dhe kini kujdes! Ka grerëza kudo.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


