Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Norvegjia është:
Erdha në Shqipëri kur nuk kishe mundësi që të shijoje këto pamje të mrekullueshme, dhe asokohe nuk kishte infrastrukturë të mirë, rrugë të mira, destinacionet ishin të pakta, dhe informacioni që qarkullonte për turistët ishte i cunguar. Tashmë që më në fund Shqipëria doli ndërkombëtarisht në fushën e turizmit mund të them që mundësitë e mia financiare janë të vij çdo verë këtu, dhe të shijoj këto pamje.
Por duket se këtë koment një qytetar shqiptar ka shprehur edhe këtë opinion të tijin kështu:
Bota mund ta njohë Shqipërinë për anën e saj turistike, por nuk njëh Shqipërinë nga brenda, atë ekonomikisht të rrënuar edhe pse megjithatë nuk është vendi për t’u ankuar, unë mendoj se duhet të bëhen akoma ndryshime. Prandaj edhe ju duhet të jeni promotorë akoma dhe më tepër të kulturës tonë, mund të kontribuoni me anë të të gjithë llojeve. Shqipëria dhe shqiptarët rrallë herë i kanë dalë zot vendit të tyre, prandaj sytë i kemi nga ju.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


