Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Luksenburgu:
Vend me shumë histori! (Romake, bizantike dhe greke).
Nuk është larg nga saranda dhe Ksamili. Ia vlen të vizitohet sidomos në verë, kam qënë dy herë.
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar:
Vendi është shumë i mirë sifurisht, dhe pasditet aty janë një mrekulli.
Por çmimet janë të shtrenjta, dhe ka mungesë informacioni.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


