Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Kina është:
Vizita në Butrint dhe në Berat na ka pëlqyer jashtë mase. Po i shkruaj këto fjalë dhe emocione duke u larguar nga Shqipëria juaj e bukur teksa mendoj se meritoni më tepër mbështjetje dhe suportim nga të gjithë vendet e tjera. Unë punoj në një media të rëndësishme në Kinë, dhe do të mundohem që të bëj një klip me vendet që vizitova tek ju që më pas të kem mundësinë t’i shfaq për të gjithë qytetin ku banoj dhe punoj. Ne numërojmë shumë ndjekës, ndaj edhe unë do e bëj këtë gjë. Përveç kësaj them se gjithçka tjetër që lashë në Shqipëri më kënaqi sytë, dhe këtë nuk e pohoj vetëm unë por edhe familja ime.
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
Ne shqiptarët (që thua ti kinez) nuk jemi mësuar me reklama falas se na hipën vetja në qejf pastaj (siç është një shprehje e urtë popullore këtu tek ne). Nëse dëshiron që t’i japësh një shqiptari një të mirë hajde dhe investo këtu me ç’të kesh në mendje, sepse do e shikosh që do shpëtosh shumë njerëz nga varfëria e tejskajshme që ka kapur vendin tonë. Reklamimet, dhe marketingun e bëjmë edhe vetë, kemi Ramën për këtë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


