Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër. I radhës vjen nga Dhërmiu aty ku një turisdt i huaj shkruan se sa i kënaqur dhe entuziast është për vendin ku qendroi, njerëzit e shërbimin.
Por edhe këtë herë shqiptari nxjerr menjëherë në pah problemet dhe “defektet” sipasa tij, që bien plotëisht në kundërshtim me të huajin.
Turisti:
“E dashura ime dhe unë kaluam tre ditë të bukura në Dhërmi.
Njerëzit ishin shumë të mirë e na ndihmuan shumë, gjithashtu edhe vendi ku ndejtëm ishte jashtë standardeve që ishim mesuar në Shqipëri.
U kënaqëm shumë dhe do e rekomandojmë 🙂
Mezi presim të vimë sërish!
I “rrufeshëm” ka qenë reagimi i një komentuesi shqiptar që është shprehur kështu:
E ke gabim! Aty asgjë nuk eshte siç duket!
Duke filluar nga sherbimi ,asnje te lutem, asnje faleminderit ,asnje prgj te bukur thuaj se i kishim zene deren. E vetmja gje qe dinte te bente ishte si pertypej cumcakizi madje dhe me goje hapur. Nje sugjerim kisha per guzhinjeren lere tel dhe kufjet ,na bere me dhimbje stomaku. Dhe si perfundim ju lash 2lek te kuq sepse aq meritonit ju. Flas per pervojen qe une pata.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


