Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist amerikan është:
Erdha tek ju me një mendim ndryshe, kisha le të themi hapur frikë se mos ndoshta ashtu siç historia e ka treguar ashpërsi në mikëpritje dhe do na detyronit të ktheheshim nga kishim ardhur. Ndonëse doli se ishte veç gënjeshtër, sepse në plazhin e Dhërmiut gjetëm jo vetëm mikëpritje, por gjithçka që mund të të sjellë ndërmend fjala plazh. Ushqimi, çmimet, akomodimi ishin perfekt. Do vijmë prapë.
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
Ke ardhur në një kohë që po ndryshon Shqipëria me gjithë shqiptarët, por mos harro se akoma jemi nën trysninë e ish-diktaturës. Unë mendoj që Dhërmiu është e fundit për nga mikëpritja, duke marrë shkas që kam qenë dy herë dhe e di. Vetëm lek duan ata vëlla, asgjë tjetër.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


