Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist gjerman është:
Hej përshëndetje të gjithëve. Po ju shkruaj këtu në TripAdvisor sepse e di që ndiqet shumë, dhe sapo kemi ardhur nga pushimet fantastike që kishim nga Velipoja deri në Dhërmi. Shëtitëm të gjithë bregdetin shqiptar, bashkë me dy djemtë dhe bashkëshorten nuk kemi lënë asnjë plazh lokal në vendin tuaj pa vizituar. E nisëm me humor, me një bast të thjeshtë që një prej miqve të mi i cili thoshte se kishte qenë më herët në Shqipëri, dhe se ishte mrekulli por uën nuk e besoja. Tani humba rreth 100 euro, por ai i meriton se me kaq kaluam tri ditë në restorante të ndryshme shqiptare.
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
Më vjen për të qeshur me të madhe me këtë koment, nuk e di se ku i ke gjetur ti restorantet tona me 100 euro. Ndoshta në ndonjë fshat të humbur të Lukovës, se nuk ka mundësi tjetër.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


