Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme.
Komenti i një turisti irlandez për qëndrimin në plazhin e Pasqyrave, Sarandë;
“Thjesht e mrekullueshme!
Unë dhe burri vizituam këtë hotel në Shtator. Pishina ishte super e bukur dhe e pastër. Plazhi privat ishte i mrekullueshëm dhe i bukur në krahasim me plazhet e tjera që vizituam që ishin të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz. Stafi ishte i gatshëm dhe gjithnjë i buzëqeshur. Dhoma jonë pastrohej çdo ditë dhe pamja nga ballkoni ynë ishte spektakolare! Ushqimi në restorant ishte i shijshëm dhe i lirë (picat e tyre ishin jashtëzakonisht të shijshme). Lidhja Wi-Fi nuk ishte e mirë siç e prisnim, por kjo nuk ishte një punë e madhe. Në përgjithësi ne ishim të kënaqur dhe e rekomandoj shumë këtë hotel për të gjithë!”
Ndërkohë komenti i një shqiptarje:
“Vetë hoteli ka një vendodhje të shkëlqyer por për fat të keq shërbimi është shumë i keq. Kamerieri mezi ju shikon, ato janë shumë të ngadaltë, porositë u duhen shumë kohë. Për më tepër, ata kërkojnë nga ju që të merrni tryezën pas orës 12:30 në rast se ju kërkoni frapp ose ndonjë pije me bazë kafeje pasi që në atë kohë është “koha e drekës”, kështu që ata nuk shërbejnë kafe. Qesharake!”
Përgatiti: AlpeNews.al