• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENTET/ Turisti i huaj: Thethi ishte një mrekulli, shqiptari: Të kanë rrjepur mirë besoj
Home
Media të Huaja

KOMENTET/ Turisti i huaj: Thethi ishte një mrekulli, shqiptari: Të kanë rrjepur mirë besoj

21 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.

Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.

Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.

Në një koment për lexuesit e “Trip Advisor” një turist nga vendet Skandinave shkruan:

Në Theth erdha në muajin korrik, ishin ditët e fundit të muajit ndërsa bëheshim gati që më përpara me gruan time dhe dy vajzat e vogla se do të ishte ftohtë dhe me shumë siguri nuk do mundnim të shijonim këtë eksperiencë që mezi po e prisnim që të ndodhte. Mirëpo gjithçka ndodhi kundrejt mendimeve tona. Ishte një mrekulli, moti mbajti jashtëzakonisht shumë mirë. Veç kësaj, banorët u sollën shumë mirë me ne, çdo mëngjes na jepnin nga frutat e tyre të freskëta, dhe gatuanin çso gjë në mënyrë origjinale. Mund të themi që Thethi ishte zbulim për ne.

Por nuk ka “zgjatur” shumë dhe një qytetar shqiptar po aq aktiv në rrjetin turistik të “Trip Advisor” ka komentuar:

Thethi veç dy gjëra ka: të ftohtin e acartë dimër verë, dhe atë djathin e dhisë që e bëjnë të mirë. Ty më duket të paskan rropur mirë nga xhepat, edhe nuk e paske marrë vesh që ke harxhuar dyfish të çmimeve aktuale. Prandaj kot nuk thonë që tek të huajt bëjnë kërdinë me shtrenjtësinë e gjërave. Ik futja në ndonjë Itali, më dëgjo ia vlen më shumë se në këtë mender vend.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNON PRESIDENTI IRANIAN/ Rouhani: SHBA nuk sulmon sepse i di pasojat
Previous article LAJM I KOBSHËM PËR FAMILJEN NGA LEZHA/ Djalin 29 vjeçar e gjejnë të vdekur në rezervuarin e fshatit

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT