Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Hungaria është:
Saranda është një perlë e Shqipërisë, dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Kështu mendoj unë, si një fanatik i udhëtimeve turistike (kryesisht të shtrenjta) i cili që prej vitit 2013 vizitoj çdo verë vendin tuaj, dhe specifikisht le të themi kështu dashurinë time të re, që ka emrin Saranda. Ndoshta shqipëtarëve nuk iu bën përshtypje sepse shumë gjëra i kanë parë, dhe i kanë patur aty por mua më pëlqen jashtë mase çdo gjë. Nga plazhi, shërbimi, ushqimi, e deri tek akomodimet e rehatëshme në hotele e më tej.
Por një komentues shqiptar shkruan:
Nuk ke ardhur tek vendi ku unë banoj, në Ksamil. Aty ku gjithçka është kthyer në m*t, sepse asnjë investim nuk është bërë. Nuk ke ardhur tek lagjia ime që dergjet e mbytur në ujëra të zeza, po ti tregohesh idiot dhe vjen në Sarandë aty ku me shumë siguri ta kanë hedhur njëqind fish nga normalja. Prandaj nuk duheni ju për turizëm, se të vini dhe lëvdoni vendin ku nuk ia vlen ta përmendësh jo më ta vizitosh.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


