Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Amerika Latine është:
Mbeturinat në Shqipëri janë problem i madh, por më tepër janë ata që i hedhin. E këtu e kam fjalën për banorët e vendit tënd, që janë shqiptarët. Më ka ardhur çudi e madhe që të shikoja pronarë lokalesh, dhe hotelesh të cilët të merrnin thasët me mbeturina të rrezikshme për natyrën dhe i hidhnin ku mundeshin. Tmerrin tim më të madh e kam parë duke i hedhur në lumë. Kam qenë në Erzen, një panoramë fantastike piktoreske dhe ishte një vend ku mbeturinat bënin kërdinë.
Ndërsa komenti i radhës, ka “irrituar” një qytetar shqiptar i cili i ka kërkuar llogari drejtpërdrejt turistit duke i shkruar:
Ti ke ardhur këtu të na japësh mend? Amerika Latine është e mbytur në drogë, dhe në mbeturina. Brazili po del nga fuqia e saj si shteti më i fortë atje, pse? Sepse droga i ka bërë të gjithë të lidhur me krimin. Prandaj rregulloni njëherë vendin tuaj pastaj hajde nga anë e anës dhe na trego çfarë duhet të bëjmë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


