Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist danez është:
Kam gjetur të gjitha ato që kërkoja në vendin tuaj: komoditet, ushqime tradicionale të shijshme, dhe çmime të lira. Kalova një periudhë të vështirë të jetës time pasi humba nënë time pas një beteje të gjatë me kancerin, dhe plazhet fantastike të vendit tuaj më sollën edhe njëherë frymën e të jetuarit.
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
Po pse ka mbetur Shqipëria jonë e lodhur të të ngushëllojë? Jemi bërë vetë për t’u ngushëlluar ne.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


