Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist çek është:
Do të doja të vija në Shqipëri më shpesh. Kam qenë në kohë kur infrastruktura nuk ishte shumë e mirë, dhe aeroporti i Rinasit nuk punonte në të gjitha ditët e javës sepse kështu e kishin programuar për sistemin e tyre të punës. Kam kërkuar shumë herën e parë për të shikuar, dhe për të shijuar plazhet tuaja por ishte thuajse e pamundur për shkak të transportit dhe të rrugëve të prishura. Në Dhërmi mbaj mend në vitin 2006 nuk kishte asnjë mënyrë si të shkoje, por tani kanë ndryshuar kohërat dhe kam vënë re që edhe këtu në TripAdvisor dhe në vende të tjera vlerësohen ndryshimet në vendin tuaj.
Por nuk ka mjaftuar vetëm kaq, një komentues shqiptar ia kthen në këtë mënyrë:
Nuk më duket mënyrë e mirë për të shpenzuar paratë e tua. Po të më dëgjoje mua ti nuk vjen këtu, por ia fut për ndonjë destinacion që paguan ndoshta dy lekë më shumë ama shërbimet dhe çdo gjë tjetër i ke më të mira se këtu.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


