Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër.
Ditën e sotme kemi përzgjedhur një nga plazhet më të populluara në Ksamit, atë të “Bora-Bora”. Edhe këtu, ka një kontradiktë të madhe midis përshtypjeve të një të huaji e shqiptarit.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist anglez është:
“Kishim dëgjuar për mbipopullimin e plazheve të Shqipërisë kështu që vendosëm ta vizitonim në qershor.
Nëse mund të shkoni si ne, para korrikut e gushtit atëherë bëjeni patjetër!!! Plazhe të bukura, super ushqim dhe njerëz të sjellshëm!
Madje mund të bëni dhe një udhëtim në Korfuz. Plazhi i Bora Boras është patjetër një MUST!!!”
Por ja çfarë ka komentuar një qytetare shqiptare:
“Po çfarë thua! Plazhi ishte shumë larg që qënurit një plazh i mirë. Nuk kishte rërë si në foto, por vetëm gura e shkëmbinj.
E vetmja gjë e mirë aty ishte uji, i ngrohtë dhe i pastër.
Vendasit nuk e kanë idenë si të bëjnë turizëm. Është një vend shumë i mërzitshëm, nuk e rekomandoj.”
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


