Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist anglez është:
Nuk e kishim menduar që në Shqipëri do të ishte kaq bukur, dhe kaq pastër. Erdhëm me mendimin se do të kishim vështirësi në fillm, sidomos me pjesën e orientimit por jo. Na pëlqeu pamasë, mua dhe të gjithë familjes tonë të madhe që ikim gjithnjë grupe të mëdha. Në Berat dhe në Gjirokastër kemi provuar sa e sa lloje të mira ushqimesh, ikëm edhe në Përmet dhe kemi ndenjur në një banesë tipike të ndërtuar me ato gurët e mëdhenj që më kujtonin Skocinë para disa vitesh. Megjithatë nuk lamë pa provuar edhe jugun tuaj, aq-shumë-mrekullues i cili na bërë të dukeshim shumë të vegjël para asaj panorame fantastike.
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
Tani që ikët nga Bashkimi Europian dëshironi të na pushtoni ne, por keni harruar që na keni dëbuar prej kohësh nga vendi juaj. Sa e sa herë kam tentuar unë të vij dhe më keni kthyer, ndërkohë që i kisha çdo gjë në rregull. Të isha si Rama nuk do t’ju fusja asnjëherë në kufirin shqiptar. Ju nuk na doni ne!
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


