Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist anglez:
“Më duhet të them se edhe pse cmimet ishin pak të kriupra, ne u kënaqëm shumë gjatë vizitës sonë në Himarë. Është një nga thesaret e Europës, padyshim.
Do doja të kisha pasur më shumë kohë që të njihja më shumë historinë e këtij vendi.
Gjithcka ishte një mrekulli.”
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptare:
“Ne u grimë nga lekët. Hotelet të shtrenjta, dhoma pa kondicioner.
Varet se kë hotel zgjedh në Himarë, por të gjithë më duket se këtë cilësi paskan.”
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.