Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga New York:
“E adhuroj! Sidomos pamjen panoramike që të ofron plazhi.
Deti është i mirë, dhe i pastër.
Ka bar-e të mira dhe supermarkete të arsyeshme.”
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptare:
“Çfarë thua! Unë për vete jam e zhgënjyer! Kam qënë aty për 11 vite rresht, por ky vit ishte i tmerrshëm!
Shumë piset dhe restorantet nuk kanë më ushqim të fresket.”
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.