Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër.
Sot kemi perzgjedhur plazhin e Jalës, aty ku serish ka komente kontradiktore midis të huajve dhe shqiptarëve.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist amerikan është:
“Plazhi i Jalës nuk është një vend ku mund të shkosh kollaj, por ia vlen!
Uji është i mrekullueshëm dhe shumë i pastër. Atmosfera e qetë dhe e bukur, po ashtu edhe njerëzit.”
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
“Pamja e plazhit është e mrekullueshmë. Por vetë plazhi smë pëlqeu fare.
Përveç Folies, pjesa tjetër nuk bën fare. Shumë njerëz dhe shumë zhurmë.
Më pëlqen hapësira ime më private :)”.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


