Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist amerikan është:
Vij nga ShBA, jetoj në Uashington dhe ushqimi që kam provuar në Shqipëri është jo vetëm ai më i miri që kam ngrënë, por le të themi që në ShBA nuk do gjej kurrë një pjatë të bollshme me fruta deti për 30 dollarë. Në restorantin që shkova nuk ishte shumë larg plazhit që bënim në Durrës, por edhe ai dy orësh që bëmë për të ikur me makinë ia vlejti. Fundja pamë nga lart një pjesë të qytetit që shqiptarët atje e shanin shumë për ndërtimet, higjienën, dhe pastërtinë. Ndërsa mua të them të drejtën mu duk OK!
Në po të njëjtin koment, një lexues shqiptar që prej vitesh bën pushime në Durrës shkruan:
Ti mund të thuash se në Amerikë nuk gjen dot një pjatë me fruta deti për 30 dollarë, po shërbimin e ke parë? Kamarieri të rri shumicën e kohës me turinj, mund të të vijë ndonjë sanitare tek këmbët që ti je duke ngrënë dhe bezdisesh, apo deri tek faturat pa kuptim që thua se ku i ke porositur këto, e të kanë llogaritur edhe racionin e bukës. Domethënë ti ndoshta nuk i ke parë këto, por unë që shkoj çdo vit 15 ditë në Durrës i kam të përhershme.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.