• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENTET/ Italiani: Ushqimi juaj është fantastik, shqiptari: Këtu kamarieri nuk të vjen as për…
Home
Media të Huaja

KOMENTET/ Italiani: Ushqimi juaj është fantastik, shqiptari: Këtu kamarieri nuk të vjen as për…

14 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.

Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.

Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.

Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Italia është:

E prisja që në Shqipëri të gjeja shumë gjëra negative, të paktën nga ato që kishim lexuar në mediet e huaja. Nga vjedhjet, pjesa e njerëzve që mund të silleshin keq me ty, apo deri tek mënyra e shërbimit.

Kështu erdha me pak frikë vitin e kaluar, duke menduar një siklet të madh që do kaloja, por ja që sot mendoj totalisht ndryshe për ju. Mikëpritës, dhe të hapni dyertë e shtëpisë me tërë kuptimin e fjalës. Më ka ndodhur kjo gjë që ditën e parë që shkela në Tiranë.

Taksisti nuk më mori të gjithë paratë që duhej t’i jepja, dhe më çoi deri në destinacionin që desha. Veç kësaj ushqimi juaj është fantastik, nuk e di përse pashë që ju nuk e pëlqenit shërbimin tuaj, por mendoj se duhet ta vlerësoni më tepër.

Kaq ka mjaftuar për t’i ardhur ky koment nga një qytetar shqiptar, i cili duket se është mjaftueshëm i “nervozuar” me situatën që turisti ka shpjeguar:

Ti dukesh që je turist nga ato që vjen për një javë edhe ikën menjëherë, por dueht të rrish më tepër se aq. Të shikosh se sa ikën 31 gushti njerëzit fillojnë dhe bëhen si të çmendur se asnjë këmbë njeriu nuk iu shkel në restorante apo lokale të shtrenjta, prandaj edhe e mbajnë mirë me ju sepse e dijnë që do u lini bakshishe të majme, dhe do silleni mirë me to.

Kamarieri shumicën e rasteve po të pa që porosite vetëm një gjë nuk të vjen fare për të ta sjellë, vetëm kur të thotë hajde merre vetë në banak. Më beso!

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS TEK INTERI/ Zikaltërit KËRCËNOJNË mesfushorin që e transferuan për 50 milion euro
Previous article SHISNIN KOKAINË NË LOKALET E TALLAVASË/ Kapen DY "kapot" e Tiranës (EMRAT)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT