Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Gjermania është:
Shqipëria është një vend i bukur, por mbeturinat ju kanë zënë pak frymën. Në gjirin e Jalit kam qenë pikërisht dy vite më parë, dhe koshat e mbeturinave ishin thuajse plot, e nuk shkarkoheshin asnjëherë. Të paktën për një javë që isha unë me pushime atje. Ju keni një një mundësi që Gjermania mund ta ëndërronte ta kishte: plazhe me rërë, dhe det të kaltër. Mund të pushosh pa asnjë problem me 20 euro nata, ndërkohë që mund të konsumosh një drekë diku tek 50 euro ose 70 euro. E dini çfarë domethënë kjo? Shumë më pak se ç’mund të pushosh në plazhet e Italisë, apo diku gjetkë.
Por si gjithnjë në këto komente ka edhe “pesimistë” nga Shqipëria që përgjigjen kështu:
Ti je gjerman, jeni mësuar me rregulla ju! Doemos ne këtu që nga koha e xhaxhit kemi dalë nga trutë e kokës, mendojmë që çdo gjë që na sheh syri duhet të na takojë neve. Por ne fakt absolutisht nuk është kështu! Unë mendoj që nëse rriten penalizimet për mbeturinat, sidomos për ato që hidhen në kohë plazhi do ua mbledhë mirë njerëzve. Pastaj edhe ti mos bëj shumë të “pastërtin”, se ke turistë që hedhin mbeturina akoma më keq se ne. Sidomos ne që jemi një Mesdhe të gjithë bashkë, dhe e kemi trupin gjaknxehtë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.