ALPENews.al ka përzgjedhur për ditën e sotme si destinacion të ditës qytetin e Gjirokastrës.
E në vazhdën e tregimit të bukurisë së qyteteve të Shqipërisë, ne kemi përzgjedhur disa prej komenteve më specialë të “Trip Advisor” (le të themi të përdoruesve turistikë të medias më të madhe botërore të turizmit).
Lexoni komentet lidhur me qytetin.
Komenti nr.1
Pazari i vjetër është shumë i bukur. Kishte gjëra nga Turqia, por nga vendasit shumë pak pashë, ndoshta sepse nuk kanë makineritë e duhura për të prodhuar këto gjëra artizanale. Mbaj mend që rashë në dashuri me punën e bukur të një zdrukthëtari i cili punonte gjëra të mrekullueshme me dru. Me të vërtetë impresive.
Komenti nr.2
Nuk ka shumë njerëz në Gjirokastër. Kjo është gjëja që më pëlqente më tepër nga gjithçka tek qyteti jugor shqiptar. Mund të shijosh diçka vendase (si gatimet tradicionale) por më pëlqente qetësia e qytetit.
Komenti nr.3
Pazari, dhe njerëzit ishin shumë të sjellshëm. Por produktet turke, dhe greke kishin zaptuar të gjithë tregjet që kishte qyteti. Ashtu sikurse edhe më lart dikush kishte përmendur që produktet e shitura janë të markave jo vendase, mua më vjen keq që nuk ka diçka më autentike në Gjirokastër. Megjithatë mbetet e bukur.
Komenti nr.4
Kur unë vizitova Gjirikoastrën totalisht ishte në rinovin tregu, pazari i vjetër, dhe një pjesë e rrugëve me kalldrëm. Ndoshta bëhej pak zhurmë, por atmosfera ishte shumë e bukur, dhe një konceert që u organizua aty pranë ishte akoma më qejf për ne.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


