• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENT/ Si u bë interneti, një licensë për të shtypur para. Sa dhuratë mendjelehtë!
Home
Teknologji

KOMENT/ Si u bë interneti, një licensë për të shtypur para. Sa dhuratë mendjelehtë!

15 December, 2017 Redaktor1 Teknologji

Deri tani, për të gjitha të dhënat në internet vlen: ato duhet të transportohen me të drejta të barabarta, para së gjithash njësoj shpejt. Në SHBA kjo do të ndryshojë së shpejti. Zhvillim logjik, mendon Jörg Brunsmann.

Unë mund t’i kuptoj ofruesit e internetit. Për një çerek shekulli ata ndërtojnë dhe kujdesen për autostradat e të dhënave, ndërtojnë një infrastrukturë të tërë dhe u duhet të shohin me zili se si klientët e tyre fitojnë para e majmen. Kjo në një kohë kur me një internet të shpejtësive të ndryshme mund të fitosh vetë shpejt dhe thjesht shumë para.

Licensë për të shtypur para

Ajo që nuk kuptoj unë: se si pranon qeveria amerikane që të dekurajohet kaq lehtë. Eleminimi i neutralitetit të rrjetit është një licensë për të shtypur para për ofruesit e internetit. Ata do të fitojnë shuma miliardash, pa punuar vërtet për to. Kjo në një kohë kur politika do të kishte pasur shansin e madh që të ndërhynte dhe më në fund t’i vinte gjërat në vend. Në vend të kësaj, gjërat lihen të ecin vetë – dhe për ne klientët kjo nuk mund të ecë mirë.

A do të bëjë fundi i neutralitetit të rrjetit që rrjetet të bëhen më të shpejta dhe të ndërtohen më shpejt? Jo – sepse “interneti i cilësisë më të mirë” funksionon vetëm atëherë, kur në rrjet ka shpejtësi të ndryshme të perceptueshme. Vetëm bllokimi i të dhënave e bën tërheqëse pistën e parakalimit. Këtu do të ishte me vend roli i politikës, që të vendoste standarde të detyrueshme.

Fundi i internetit siç e njohim

Si është puna me neutralitetin përballë klientit? E përfytyrueshme është që në të ardhmen të ekzistojnë lidhje veçanërisht të lira interneti, të sponsorizuara nga Amazon, Facebook e kompani, të cilat të lejojnë të kalojnë vetëm të dhënat e këtyre sipërmarrjeve.

Edhe këtu duhet të ndërhynte politika, po të dojë të shpëtojë diçka nga interneti ideal i vjetër. Sepse ky ideal ishte: interneti duhet të jetë një rrjet ideal, që përfshin të gjithë botën, në të cilin të gjithë të komunikojnë si të barabartë me njëri-tjetrin dhe të kenë mundësinë të shkëmbejnë dijen me njëri-tjetrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta takon ministrin e brendshëm francez: Së bashku për të goditur grupet kriminale
Previous article “Walt Disney” blen gjigantin e prodhimit të filmave, “The Simpson” e kishte parashikuar 2 dekada më parë

Redaktor1

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT