• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Koliçi: Pësojmë shumë gola në shtëpi, Panuçi nuk e di pse nuk më grumbulloi
Home
Sport

Koliçi: Pësojmë shumë gola në shtëpi, Panuçi nuk e di pse nuk më grumbulloi

11 November, 2017 xhesi.editor Sport

Enea Koliçi mbetet një ndër pikat më të forta të Kukësit. Megjithatë, portieri shfaqet më shumë se i sinqertë kur deklaron se skuadra ka probleme me golat e pësuar. Ai evidenton se 6 nga 7 golat i kanë në “Zeqir Ymeri”. Por ajo që shqetëson më tepër është fakti që kanë ardhur për faj të kuksianëve dhe jo për meritë të kundërshtari.

Gardiani evidenton se ekipi ka ndryshuar gati 80%, ndaj u duhet pak kohë që të rigjejnë veten dhe shprehin më të mirën. Titulli mbetet synim edhe këtë vit, madje shkëputja me 7 pikë e Skënderbeut nuk e “tremb” aspak Koliçin, i cili e sheh kreun të arritshëm.

 

Enea, sa ndryshon ky Kukës nga ai i vjetshmi?

Ka ndryshuar pothuajse 80% e ekipit, vetëm mbrojta është ajo e sezonit të kaluar. Ndryshime ka edhe në mënyrën e lojës. Një ekipi të ri i duhet pak kohë për t’u përshtatur. Besoj se jemi në rrugën e duhur.

Keni pasur shumë oshilacione këtë fazë, çfarë nuk shkon siç duhet te Kukësi?

Asgjë nuk shkon keq për mendimin tim. Kjo fazë është më e mirë se faza e parë e një viti më parë. Mund të bënim edhe më mirë, por siç e thashë edhe më lart jemi ekip i ri edhe duhet pak kohë. Shpresoj që nga faza e parë të kemi më- suar nga gabimet edhe t’i shmangim në fazën e dytë.

Skënderbeu është 7 pikë para, të kapshëm?

Normal që janë të arritshëm, pasi vetëm një fazë është zhvilluar. Kur kanë mbetur edhe tre të tjera dhe shumë pikë janë në lojë, gjithçka është e mundur. Skënderbeu ka një ekip shumë të fortë sivjet edhe do jetë një rival shumë i vështirë. Ka bërë shumë mirë në kampionat, po ashtu edhe në Europë.

Kolici

 

Kukësi ka pësuar 7 gola në 9 ndeshje, gjë që nuk ka ndodhur asnjë vit më parë…

6 nga 7 golat i kemi pësuar në shtëpi dhe jo për meritë të kundërshtarit, por për gabimet tona. Normal që na shqetëson kjo gjë dhe po punojmë fort që të jemi më mirë në fazën e dytë. Nuk mund t’ia hedhim fajin vetëm mbrojtjes apo portierit, të gjithë sulmojmë edhe të gjithë mbrojmë. Thjesht kemi pasur disa momente të këqija që na kanë penalizuar.

Sa ju kanë penalizuar mungesat e disa titullarëve të rëndësishëm, si Shameti, Hallaçi, Zeqiri e Musolli?

Besoj na kanë penalizuar shumë të katërt këtë lojtarë, janë shumë të rëndësishëm për ekipin edhe mungesa e tyre ndihet. Por, edhe të tjerët që i kanë zëvendësuar këta futbollistë e kanë bërë detyrën më së miri besoj. Tani në ndeshjen e radhës ekipi do të jetë i plotë, besoj edhe kjo është diçka shumë pozitive.

Kolici

Cilat ishin arsyet që nuk u thirrët në Kombëtare këtë radhë dhe a ju vjen keq?

Nuk e di arsyen pse nuk u grumbullova, por nuk më vjen keq, pasi do më vijë rasti përsëri. U uroj çdo të mirë dhe suksese në ndeshjen me Turqinë shokëve të mi në Kombëtare.

A ka presion te Kukësi për rezultatet?

Presion? Jo! Presion për t’u përmirësuar, ndoshta po. Ne futemi në fushë për të fituar, por loja në një ndeshje futbolli ka 3 rezultate brenda. Të gjithë duam të fitojmë. Pastaj kjo lojë ka presion, ai që s’e duron s’do ecë kurrë përpara.

Kamza në fazën e parë ju vuri në vështirësi, po takimin e fazës së dytë si e parashikoni?

Kamza ka një ekip të lezetshëm, fitoi me Partizanin dhe i mori pikë Korçës. Janë në një formë të mirë për momentin. E kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshje dhe kam besim që do të dalim me pikë të plota.

Skerdilaid Sulozeqi

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Droga në Velipojë/ Arrestohen dy persona të tjerë, ishin në kërkim
Previous article Ja sa paguhet 1 sekondë reklamë në televizionet tona

xhesi.editor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT