• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOLEKSION ORASH TË VJEDHURA/ Kapet në Tiranë ‘skifteri’ i 10-të për grabitjet e bizhuterive në Belgjikë
Home
Breaking News

KOLEKSION ORASH TË VJEDHURA/ Kapet në Tiranë ‘skifteri’ i 10-të për grabitjet e bizhuterive në Belgjikë

15 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas 9 muajsh që nga operacioni i parë i koduar ‘Picaso’ të tjerë persona ka rënë në prangat e policisë një tjetër person i kërkuar, që akuzohet për vjedhje në Belgjikë.

I arrestuari është K.D, 45-vjeç, banues në Tiranë dhe akuzohet dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

Tashmë numri i të arrestuarve nga task Forca ‘Antiskifter’ ka shkuar në 10. Ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e sigurisë ‘Arrest me burg pa afat’ nga Krimet e Rënda. sipas policisë arrestimi i këtij personi ka ardhur në  vijim të operacionit të përbashkët ndërkombëtar policor “PICASO”, ku në bazë të informacioneve të marra se një person në kërkim ndodhej në rrugën “Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i 45-vjeçarit.

I arrestuari është kapur bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në daten 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Nga Task Forca “Antiskifter” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shqiptarësh me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit janë kapur katër shqiptarë në Shqipëri dhe 6  shqiptarë të tjerë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga operacioni në Belgjikë u arrestuan shqiptarët Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana, Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana, Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë, Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi, Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora si dhe E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin.

Në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË ITALI/ Humb jetën 53-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve
Previous article DERBI LË ME PASOJA STADIUMIN "AIR ALBANIA"/ 66 stola të dëmtuar, FSHF referon ngjarjen në polici dhe kërkon…

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT