Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 31 mars ankimin e Partisë Socialiste për vendimin e KAS, që i pranoi PD-së listën me 222 kandidadtë në zgjedhjet e 25 prillit, nga 153 që duhej të ishin sipas KQZ-së.
Partia Socialiste dorëzoi dje ankimimin në Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar që PD t’i hiqen 78 kandidatë për deputetë.
Përfaqësuesi i PS-se në KQZ, Eridian Salianji ankimoi dje këtë vendim të KAS në Kolegjin Zgjedhor duke thënë se nuk ishte i drejtë.
Ky proces tashmë po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të dalë fleta e votimit për zgjedhjet e25 prillit.
Kujtojmë se pak ditë më parë Partia Demokratike fitoi betejën e parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo falë votës së ish-ministrit të tyre, Ilirjan Rusmajli, edhe pse demokratët i dogjën mundësinë për të marrë drejtimin e KQZ-së.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.


