Presidenti i vendit Ilir Meta ka dal sot në një konferencë për mediat që vjen në një situatë të tensionuar politike, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.
Kreu i shtetit deklaroi se Kolegji Zgjedhor nuk ka tager për të shqyrtyar dekretin e presidentit.
Më tej gjatë fjalës së tij Meta deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhje imagjinare.
Ai tha se vendimi i kolegjit është marrë në presionin e mazhorancës.
Meta theksoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të gjukaojë vendimin e presidentit.
Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, zëdhënësi i Presidentit reagoi duke e quajtur gjithë këtë një skeç të radhës të orkestruar kohë më parë.


