Postimi i plotë i Nikolles ne rrjetin social:
Lëvizja Socialistë për Integrim zhvilloi konventën e saj në ambientet e pallatit sportit “Asllan Rusi.
Kryetarja de jure e kësaj force politike që po provon opozitën pas tetë vitesh në tepsi, Monika Kryemadhi, u bëri thirrje antarëve të saj të ngrihen të rrëzojnë Ramën.
Por për ironi të fatit shumica e pjesëmarrësve në këtë takim ishin militant të kësaj force politike që ende e kanë një vend punë në administratë
Dikush me hir e dikush me hir janë detyruar të bëhen pjesë e atij takimi ku zonja e parë e LSI-së Monika Kryemadhi përbetohet së do rrëzojë Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Monika Krymadhi përpara se të marrë në dorë flamurin e opozitës të kërkojë nga antarët e forcës saj politike të japin dorëheqjen nga postet partiake që mbajnë në administratë dhe të rreshtohen në frontin opozitar.
Kur kjo të ndodhë atëherë Kryemadhi ka të drejtë të bëjë thirrje për opozitë por më njërën këmbë jashtë qeverisë e me tjetrën brenda tepsisë të mos na bëjë moral e të mos na kërkojë të rrëzojmë Ramën për të futur atë në kazanin e pushtetit.
Shqipëria është vendi i çudirave ku opozitën e bën ai qe është në pushtet, ndërsa ai që ka marrë votat për të qeverisur sillet sikur të jetë në opozitë.