• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KOKAT” E KOKAINËS NË BRITANI/ Policia ALARMON Europën: Kudo që t’i SHIHNI këto fytyra… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“KOKAT” E KOKAINËS NË BRITANI/ Policia ALARMON Europën: Kudo që t’i SHIHNI këto fytyra… (EMRAT)

23 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Dy anëtarë të një bande shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike kërkohen nga policia britanike, ndërsa dy të tjerë janë vënë pas hekurave të burgut.

Aris Dema dhe Edjol Cani pranuan që furnizonin me kokainë zonat në Brighton dhe Hove. Ata u arrestuan në Dhjetor të 2016-s, së bashku me Orges Demën dhe Olsi Fizlaj që tashmë janë shpallur në kërkim.

Policia mendon se Dema është kthyer në Shqipëri, ndërsa Fizlaj jeton akoma në qytet. Arrestimi i katër shqiptarëve u krye disa muaj pasi mbaheshin në vëzhgim.

Ata kërkoheshin për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje.

Edjol Cani dhe Aris Dema, pranuan krimet e tyre dhe u dënuan nga Gjykata e Kurorës së Hove. 28-vjeçari Dema pranoi që ishte marrë me shpërndarje kokaine. Ai u dënua me tre vjet burg.

Ndërkohë 23-vjeçari Cani u dënua me 3 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike dhe 18 muaj të tjerë iu shtuan pasi u kap duke mbajtur armë pa leje. Dy të arratisurit tashmë, Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, u shpallën në kërkim që në Shkurt të 2017-s pasi nuk paguan garancinë e lirimit të tyre.

Tani, autoritetet britanike kanë kërkuar sërish ndihmë për informacione në mënyrë që t’i kapin dy të arratisurit shqiptarë.

Dema është i dobët, me flokë të zezë dhe sy kafe. Ai kërkohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Fizlaj njihet gjithashtu si “i holli”. Është i gjatë, me flokë të shkurtra të zeza dhe sy kafe. Ai kërkohet për të njëjtën akuzë si Dema, shkruan policia britanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shtëpia luksoze e grimierit shqiptar, përfshihet edhe në librin e arkitektit të njohur
Previous article GENTIANA SULA/ Kthimi i të zhdukurve në familjet tona

g.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT