• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË TEK BERBERI/ Arrestohen 3 furnizuesit shqiptarë të drogës. Fitimi i tyre ishte…
Home
Aktualitet
Kronikë

KOKAINË TEK BERBERI/ Arrestohen 3 furnizuesit shqiptarë të drogës. Fitimi i tyre ishte…

17 January, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i madh i policisë italiane në Novafeltria, ka goditur një grup që merrej me transportin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Operacioni që përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, bëri të mundur arrestimin e 9 tregtarëve të cilët furnizonin me kokainë, marihuanë dhe hashash në zonën Romagna.

Hetimet të cilat nisën në vitin 2017 u koordinuan nga prokurori i Riminit, ndërsa operacioni u koduar “Seville 2017”, i frymëzuar nga opera e famshme komike e Rosinit.

Figura kryesore e grupit të shitjes me pakicë të kokainës, në të vërtetë ishte një berber, 60 vjeçari i quajtur “Figaro”.

Ai përdorte dyqanin e tij si bazë tregtare për blerësit dhe furnizuesit. Kjo ishte mbase arsyeja pse shumë konsumatorë nuk ishin aty për të prerë flokët me modelin më të fundit të modës, por për të mbushur xhepat me drogës, më së shumti kokainë.

Qendra e trafikimit të drogës ishte Novafeltria, një vend me jo më shumë se 7 mijë banorë, ku thuajse të gjithë njohin njëri-tjetrin. Hetimet nisën pikërisht nga raportimet e banorëve. Falë vëzhgimeve në terren, janë filmuar 1500 raste të shitjes së drogës, shumica prej të cilave kokainë me cilësi të lartë, e shitur për 90 euro grami.

Një aktivitet i paligjshëm dhe shumë fitimprurës që gjeneroi një fitim total prej 500,000 eurosh. Për furnizimin e tregtarëve ishin 3 furnizues shqiptarë, dy prej të cilëve u arrestuan në Rimini dhe një në San Mauro Pascoli, të kërkuar për trafik droge. Gjatë hetimeve, u kryen një sërë kërkimesh që çuan në sekuestrimin e pasurive të shumta, duke përfshirë makina, orë roleks dhe pasuri të patundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NË SPANJË/ Telekamera në dhomat e zhveshjes, Pique sfidon Barcelonën
Previous article RRËFEN PRAPASKENAT/ Paul Scholes: Mourinho e projektoi me mjeshtëri largimin e tij nga Manchester Unitedit

k.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT