• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË, SHOGUN E PISTOLETA/ “Shqiponjat” neutralizojnë dhe arrestojnë 45-vjeçarin te “Fresku” (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

KOKAINË, SHOGUN E PISTOLETA/ “Shqiponjat” neutralizojnë dhe arrestojnë 45-vjeçarin te “Fresku” (VIDEO)

28 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 45-vjeçar është arrestuar në zonën e Freskut, në Tiranë, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe kokainë.

Për neutralizimin dhe arrestimin e tij janë angazhuar edhe Forcat “Shqiponja”, të cilat i kanë sekuestruar 45-vjeçarit dy pistoleta, një shotgun dhe kokainë.

TiranëFinalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.Operacioni policor i koduar “Fresku”, zhvilluar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 45-vjeçari.Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 1 shotgun, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në zonën e Freskut qarkullonte në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe lëndë narkotike.Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Fresku", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë operacionit, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 27. Mai 2020

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Fresku”, zhvilluar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 1 shotgun, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në zonën e Freskut qarkullonte në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fresku”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Në Francë shkon në 220 mijë numri i të infektuarve, mbi 28 mijë viktima nga koronavirusi
Previous article BËN PARALAJMËRIMIN E FORTË/ Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-a

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT