• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË NË “TALLLAVA”/ Çfarë ndodhi sot me 3 “klientët” në Tiranë që shisnin drogë kur…
Home
Breaking News

KOKAINË NË “TALLLAVA”/ Çfarë ndodhi sot me 3 “klientët” në Tiranë që shisnin drogë kur…

23 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqetësimi i disa qytetarëve, banorë pranë Qytetit Studenti në Tiranë, se në katin e parë të një pallati ndodhej një lokal ku përdorej edhe drogë, është shfrytëzuar nga Policia për të goditur një rast të shpërndarjes së kokainës. 

Policia e kryeqytetit tha dhe se oficerët e Antidrogës, në bashkëpunim me ata të Komisariatit nr.1, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në lokalet e natës.

Gjatë një operacioni të koduar “Frekuentuesit”, u arrit të arrestohen 3 të dyshuar, që hiqeshin si klientë të një lokali nate dhe më pas shisnin aty lëndë narkotike të llojit kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit të kryer nga Policia, u gjet edhe një sasi prej 3.7 kg pluhur i bardhë, i dyshuar si përzierës i kokainës.

Në pranga përfunduan Mariglen Ismaili, 35 vjeç, Genti Xhabej, 43 vjeç, dhe Elvis Fejzullai, 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

OPERACIONI

Policia e Tiranës tha dje se në bazë të planit të masave të hartuara nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve, në kuadër të goditjes dhe dokumentimit ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shpërndarjes dhe përshtatjes për përdorim droge të lokaleve të natës, klubeve, tallavave, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë, i koduar “Frekuentuesit”.

“Gjatë këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim, shtetasit: Mariglen Ismaili, 35 vjeç, Genti Xhabej, 43 vjeç, dhe Elvis Fejzullai, 22 vjeç, banues në Tiranë”, tha dje Policia. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr.1, është marrë informacion në rrugë operative se në rrugën “Budi”, në katin e parë të një pallati, ndodhet një ambient, ku në bazë të informacioneve dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni, duke ushtruar kontroll në ambientet e lokalit, ku si rezultat, këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestruan edhe 3.7 kilogramë pluhur i dyshuar përzierës për kokainën.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të cilët janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim”, tha zyrtarisht Policia.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELIMINATORET "EURO 2020"/ Përballja Turqi-Shqipëri do të luhet në stadiumin e "zjarrtë" të...
Previous article RIKONSTRUKSIONI I KABINAVE/ Ja zonat e Tiranës pa drita ditën e sotme

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT