• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kokainë në pastë dhëmbësh? Shikoni gjetjen gjeniale të shqiptarit për t’i shpëtuar policisë italiane
Home
Aktualitet
Kronikë

Kokainë në pastë dhëmbësh? Shikoni gjetjen gjeniale të shqiptarit për t’i shpëtuar policisë italiane

14 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme është kapur një shqiptar në Itali me kokainë. Mediat italiane kanë raportuar se një patrullë e Kompanisë së Guardia di Financa e Laurias, ka identifikuar një makinë të dyshuar “Renault Megane Scenic”, në një zonë pushimi përgjatë autostradës A2 të Mesdheut midis kryqëzimeve të Lagonegro Sud dhe Lauria Nord.

Në kontrollin e bërë, shoferi i cili ishte i vetëm në mjet, një shqiptar 42 vjeç në fillim u tregua i qetë dhe i ftohtë, duke u përpjekur t’i jepte punonjësve të policisë të dhëna qetësuese rreth rrethanave të udhëtimit të tij.

Por ai referoi të dhëna kontradiktore të njëpasnjëshme, duke dhënë versione të ndryshme të origjinës dhe destinacionit.

Pasi nuk janë bindur nga deklaratat e shqiptarit policët kanë kontrolluar imtësisht makinën ku kanë gjetur të fshehur 1 kg kokainë.

Pakoja që përmbante kokainën, e cila nuk ishte e dallueshme nga një pamje e parë në ndarjen së motorit, ishte me një mbështjellës plastike me vakum, letër celofani dhe jashtë, në një qese plastike.

Në paketim vërehej një substancë xhelatinoze, ndoshta pastë dhëmbësh.
Këto modalitete zakonisht adoptohen për të kufizuar mundësinë e zbulimit nga qentë e anti-drogës.

Sasia e kokainës së kapur ishte rreth një kilogram, ndërsa në analizën e parë, ka treguar një shkallë pastërtie prej 80%.
Hetuesit besojnë, se mund të nxirreshin 5,000 doza për shitjet me pakicë, me të ardhura mes 50,000 dhe 60,000 eurove.

Nga ana tjetër, çmimi i drogës me shumicë në treg është rreth 30-35 mijë euro. 42-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë dhe është dërguar në burgun e Potenzas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM KIBERNETIK/ SHBA drejt shtrëngimit të adresave false dhe rritjes së kontrrollit të internetit
Previous article Filluan zërat... Kush do të na përfaqësojë në Eurosong?

k.autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT