Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë itaiane pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur kokainë, hashash dhe mariuhanë. Operacioni policor u krye në banesën e njërit prej shqiptarëve në Faenzë, ku gjetën 720 gram kokainë, 770 gram hashash dhe 230 gram të marihuanë
Mediat italiane thonë se një nga të arrestuarit është i moshës 57-vjeç dhe rezulton të jetë i regjistruar me precedent të mëparshëm penalë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave italian ishte vendi ku shqiptarët kishin fshehur sasinë e drogës, pikëtisht në brendësi të vezëve, ku secial prej kokrrave të gjetura mbante nga 10 gram drogë. Gjithashtu në shtëpinë e dy shqiptarëve janë gjetur edhe 5 mijë euro cash.


