• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINA NË HAS/ SPAK mbyll hetimet, çon dosjen në Gjykatë, kush janë 5 të akuzuarit
Home
Aktualitet
Drejtësi

KOKAINA NË HAS/ SPAK mbyll hetimet, çon dosjen në Gjykatë, kush janë 5 të akuzuarit

3 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas më shumë se një vit nga megaoperacioni “Volvo 4”, prokuroria ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme të laboratorit të heroinës në Has.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsin ka dërguar çështjen në gjykatë.

Dy prokurorët që janë marrë me hetimin e dosjes që në fillimet e saj, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u kanë komunikuar akuzat 19 prej 27 të arrestuarve.

Prokurorët kanë kërkuar zgjatjen e afatit të paraburgimit edhe me tre muaj për 19 të pandehurit.

Mbi ta rëndojnë akuza të rënda, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar”, “grup i strukturuar”.

Kjo është dosja e parë e SPAK, por edhe e këtij viti të ri, që shkon në gjykatë.

13 nga të pandehurit janë pjesë e grupit të të fortëve të Shijakut

1.Hajri Seferi, nga Shijaku;

2. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;

3. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;

4. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;

5. Saimir Gjepali, nga Shijaku;

6. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;

7. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;

8- Denis Llaftiu, nga Shijaku;

9- Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;

10- Saimir Sulejmani, nga Fieri;

11- Elton Shehaj, nga Tirana;

12- Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;

13-Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;

Mes të pandehurve edhe ish-efektivi i policisë së shtetit që dyshohet për implikim

14- Ardit Gjyriqi, nga Tirana;

Laboratori u gjet në banesën e Mustaf Shytit në fshatin Brenovë të Hasit. Gjatë kontrollit policor me 18 tetor të 2018 u gjetën dhe sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës.

15- Mustaf Shuti, 76 vjeç

16- Xhevit Shuti, 48 vjeç

17- Anila Shuti, 42 vjeç

18- Flamur Çela, 48 vjeç

19- Vehbi Berushi, 57 vjeç

Operacioni u zhvillua nga data 18-21 tetor 2018, falë të cilit u goditën  anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

U zhvilluan 100 kontrolle në u 12 qytete. U arrestuan 27 persona  dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në operacion u angazhuan 1500 efektivë policie, përfshirë FNSH-në dhe forcat RENEA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPORTISTI IRFAN DOMNORI PREJ 7 DITËSH I BURGOSUR NË MALIN E ZI/ Mikja e tij tregon telefonatën e fundit: Ndodhet në rrezik
Previous article SISTEMI VAR SËRISH ME NDRYSHIME/ Hidhet ideja për pozicionin jashtë loje milimetrik, ja kur hyn në fuqi

k.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT