Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka mohuar të ketë lidhje me drogën e sekuestruar një ditë më parë në Brazil me logon ‘KF Elbasan’, teksa e ka cilësuar si prishje me dashje të imazhit. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, Laze shprehet se sasia prej 617 kg kokaine, nuk ka lidhje aspak me të dhe as me të shkuarën e tij. Me ironi, ai ka thënë se është i lumtur që emri i këtij ekipi ka shkuar deri në Brazil.
“E ndoqa me vëmendje të gjithë ngjarjen dhe më ka ardhur shumë keq që stema e klubit të jetë aty ku nuk e meritonte, më vjen keq të keqpërdoret imazhi i klubit që unë e kam krijuar vetë dhe kam krijuar dhe e kam fantazuar që nga momenti që unë kam ardhur këtu. Klubi nuk ka lidhje me asnjë lloj lidhje, kushto mund ta keqpërdorë atë stemë, kanë keqpërdorur figurën e CR7, Messit. Do pyes avokatit për të ngritur padi për prishje të imazhit. S’e besoj që ka lidhje me problemet e mia. Më vjen mirë që klubi paska emër edhe në Brazil”, u shpreh Laze në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja.


