• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOKA SHKON, POR PREMTIMI…”/ Kandidati për Kryebashkiak i Stambollit betohet: Me besa- besë
Home
Nderkombetare

“KOKA SHKON, POR PREMTIMI…”/ Kandidati për Kryebashkiak i Stambollit betohet: Me besa- besë

28 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yildirim, duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe premtoi që në Stamboll do të shërbejnë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët, raporton Anadolu Agency.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Turqi që do të zhvillohen më 31 mars, Yildirim u takua me migrantët nga Ballkani në Stamboll.

Ai në fjalën e tij rikujtoi se Turqia është vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë e Veriut.

Binali Yildirim theksoi se si Turqi do të bëjnë atë që është e nevojshme për qetësinë, paqen dhe ardhmërinë e Ballkanit ashtu siç kanë bërë deri më tani.

Gjithashtu duke treguar se Turqia zhvillon punime për gjallërimin e monumenteve historike në Ballkan, tha se në rrugëtimin e tij është nisur për t’u bërë kryetari i të gjithë qytetarëve të Stambollit.

Ai duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe tha se, “Shqiptarët kanë një fjalë, ‘besa besë’. Kjo fjalë është betim i madh. Më i rëndësishëm se gjithçka. Nëse një person thotë ‘besa besë’, koka shkon por premtimi përmbushet. Edhe unë juve ju them ‘besa besë’. Ju jap fjalën e Binali Yildirim. Në Stamboll do të shërbejmë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët”.

Binali Yildirim më tej deklaroi se Stambollin do ta shndërrojnë në një vend ku jetojnë njerëz të lumtur.

Pas fjalimit, Yildirim vendosi në kokë një plis që i ishte dhuruar gjatë takimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËJNË XING/ Kejvina kopjon Lorin? Kostumi që na "çmendi" ne...paska "çmendur" edhe vajzat! (FOTO)
Previous article THAÇI EMËROI 8 ANËTARË TË RINJ/ Partitë në pushtet mbeten në pakicë në KQZ

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT