• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Koha jote MBAROI!” Basha mesazh kërcënues Ramës nga Vlora: Më 27 janar…
Home
Shqipëri

“Koha jote MBAROI!” Basha mesazh kërcënues Ramës nga Vlora: Më 27 janar…

13 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha në Vlorë mesazhin se vetëm një bashkim i madh i shqiptarëve do të mund t’i japë fund qeverisë së Edi Ramës, që mbahet në këmbë nga paktet mafioze me krimin.

“Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet – nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty.”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Basha tha se efektet e paktit mafioz dhe bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, shqiptarët i ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, sepse ekonomia e familjeve është përkeqësuar. Kreu i opozitës tha se kjo situatë nuk do të ndryshojë, përsa kohë prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët, por mbrojtja me çdo mjet e pushtetit dhe pasurisë së tij kriminale.

“Ky që nuk thotë një fjalë për kryefamiljarët që vdesin në qeli për 32 mijë lek, si Qamil Zela në Rrogozhinë, ky ka ngritur të gjithë qeverinë në këmbë, për të mbrojtur Sajmir Tahirin. Sepse këto nuk janë dosjet e Sajmir Tahirit, këto janë dosjet e Edi Ramës, kapobandës dhe kreut të kupolës mafioze në Shqipëri. Nuk mund të jetë preokupimi i Edi Ramës, sipërmarrja e cila ka hyrë në një cikël të përshpejtuar falimentimi. Vetëm javën e parë, 250 biznese të falimentuara dhe me të njëjtin ritëm, kanë shkuar drejt falimentit gjatë gjithë vitit të kaluar, 13 mijë sipërmarrje të shqiptarëve.” – u shpreh në Vlorë Lulzim Basha.

Kreu i opozitës tha se protesta e 27 janarit është bashkimi i shumicës absolute të shqiptarëve kundër qeverisë së pakicës së krimit dhe korrupsionit, që drejtohet nga Edi Rama.

“Dua t’i jap një mesazh të qartë Edi Ramës. Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës në mes të Tiranë. Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët në burg dhe jo në qeveri. Shqiptarët e bashkuar e kanë marrë vendimin.-u shpreh Basha në Vlorë.

Kreu i opozitës tha se protestat dhe aksioni opozitar do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe se në kushtet e një loje të barabartë, Partia Demokratike, me programin e saj, del fituese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Refuzoi Barcelonën, Manchester City i bën ofertën e rradhës mesfushorit të Nice-ës
Previous article Roma zhgënjen Liverpoolin dhe Realin, Alisson nuk do të shkojë askund

F.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres Aktualitet

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT